Belgjika e ka mposhtur 4:3 Bosnja Hercegovinën.
Belgjika është treguar e fortë për Bosnja Hercegovinën duke e mposhtur 4:3 në Sarajevë në ndeshjen e parafundit të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”, duke ia vështirësuar punët atyre që të sigurojnë biletën për Botëror edhe nga pozita e dytë.
Thomas Meunier (4’), Michy Batshuayi (59’), Jan Vertonghen (68’) dhe Yannick Ferreira-Carrasco (83’) shënuan kundër Bosnjës, të cilët dy herë barazuan rezultatin dhe një herë dolën edhe në avantazh, por nuk arritën të ruanin atë deri në fund të sfidës.
Për Bosnjën shënuan Haris Medunjanin (30’), Edin Visca (39’) dhe Dario Dumic (82’).
Pas kësaj humbje, Bosnja rrezikon të humbasë pozitën e dytë pasi ka grumbulluar vetëm 13 pikë, një më shumë se Greqia që pas pak përballet me Qipron.
Kurse Belgjika ka kohë që ka siguruar biletën për Botëror. Pas kësaj fitore, të besuarit e Roberto Martinez kanë shkuar në kuotën e 25 pikëve në Grupin H. /Gazeta Express/


