Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Dobrajë të Vogël, në Lipjan.
Siç njofton policia përmes raportit 24 orësh, të arrestuarit të gjinisë mashkullore dyshohet se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor pasi kanë pësuar lëndime të rënda trupore, njofton Policia Kosovës.
Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.


