Zidane: Ronaldo është shumë i dëshpëruar

PUBLIKUAR

Zidane ka thënë se Ronaldo është i dëshpëruar që ende nuk e ka gjetur golin në La Liga.

Duket se dënimi me pesë ndeshje dhe mungesa në katër sfidat e para të La Ligas ka turbulluar Cristiano Ronaldon, që vazhdon të mos e gjejë golin e parë në La Liga për sezonin 2017/18.

Ai ishte titullarë në fitoren e Real Madridit prej 2:0 ndaj Esapnyol në “Santiago Bernabeu”, por nuk arriti të shënojë për “Los Blancos” dhe kjo duket se po e shqetëson edhe Zinedine Zidanen, që e ka pranuar se portugezi është i dëshpëruar.

“Nuk është i lodhur, sepse ka qëndruar jashtë për shumë ndeshje. Ai është i dëshpëruar që ende nuk ka shënuar në La Liga, por ky është futbolli”, deklaroi Zidane. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...