Kryetari i degës së LDK-së në Lipjan z. Imri Ahmeti, sot ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e degës së PAI-së në Lipjan, z. Lulzim Qerimi, ku të dy palët pajtohen që në zgjedhjet lokale të prezantohen me një kandidat të përbashkët për kryetar të Komunës së Lipjanit dhe ai të jetë z. Imri Ahmeti.
Me këtë rast kryetari Ahmeti, duke falënderuar kryetarin e degës së Partisë së Ashkalive për Integrim (PAI) në Lipjan, z. Lulzim Qerim, ka thënë se kjo marrëveshje do ta fuqizoj kandidaturën e tij për Lipjanin dhe me 22 tetor dhe kështu konfirmohet fitorja e LDK-së në Lipjan.
Ndërsa Lulzim Qerimi nga PAI, duke njoftuar opinionin e gjerë dhe qytetarët e komunitetit Ashkali ka thënë se komuniteti Ashkali me këtë akt ka shprehur qëndrimin dhe vendosshmerin që të jetë pjesë e proceseve politike vendimmarrëse për komunën e Lipjanit. Ndërsa vullneti i komunitetit tonë është që të jemi të rreshtuar në radhët e fituesit, dhe pa dyshim fituesi i këtyre zgjedhjeve është kryetari i tanishëm dhe kryetari i ardhshëm Imri Ahmeti.
LDK- Lipjan, javë më parë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me Aleancën Kosova e Re dhe Partinë e Drejtësisë, dega në Lipjan
LDK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me PAI për zgjedhjet Lokale
PUBLIKUAR


