Ish-futbollisti i Interit, Diego Milito thotë se zgjedhja për ta vendosur në krye të ekipit, Luciano Spalletin ishte zgjedhja e duhur për klubin italian, transmeton zeri.info
Spalletti kishte marrë detyrën e tij si trajner i Interit gjatë muajit qershor, kur klubi milanez kishte shkarkuar ish-trajnerin Stefano Pioli.
“Spalletti ishte një zgjidhje e mirë, më e mira e mundshme”, deklaroi Milito.
“Karriera e tij dhe rezultatet me të gjitha klubet ku ka punuar tregon vetë. Edhe para se ta njihja personalisht, e dija se ishte një prej më të mirëve këtu sepse asnjëherë nuk është e lehtë që të luash kundër një skuadre të drejtuar prej tij. Këtë verë, në kohën kur ishte në Kinë me Interit, isha i aftë të shihja se sa i mirë që është”, shtoi ai./Zëri


