Sejdiu: Nuk është momenti që LDK dhe PDK të bashkëqeverisin

PUBLIKUAR

Sejdiu: Nuk është momenti që LDK dhe PDK të bashkëqeverisin

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Fatmir Sejdiu, pavarësisht se vetë kishte qenë në koalicion me PDK-në, tani thotë se nuk është momenti që LDK dhe PDK të jenë bashkë në Qeveri.

Sejdiu nuk është i kënaqur me gjendjen e subjektit të tij pavarësisht faktit se LDK për herë të parë drejton Qeverinë.

Duke krahasuar koalicionin e vitit 2007 dhe këtë të vitit 2014 me PDK-në ai ka thënë se bëhet fjalë për periudha të ndryshme.

“Janë dy periudha të ndryshme absolutisht, është një periudhë që ka qenë përmbyllja e procesit të pavarësisë, ka qenë një koalicion i cili ka qenë koalicion i gjerë dhe gati ripërsëritje e koalicionit të vitit 2004-shit”, ka thënë Sejdiu për Klan Kosova.

Sejdiun e pengon partneriteti i LDK-së me PDK-në.

Për Sejdiun, Mustafa nuk po vepron si duhet as brenda partisë.

Ai thotë se pavarësisht situatës së krijuar LDK-ja është dashur t’i mbajë zgjedhjet nëpër degë.

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...