Man City i fortë për Chelsean, fiton midis “Stamford Bridge”

PUBLIKUAR

Manchester City e ka mposhtur 1:0 Chelsean midis “Stamford Bridge”.

Manchester City ka vazhduar me formën e mirë në Premierligë, duke e mposhtur Chelsean 1:0 midis “Stamford Bridge”, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja nisi keq për “Blutë e Londrës” që u detyruan të bëjnë zëvendësim në pjesën e parë.

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, u largua nga loja në minutën e 36’të për shkak të problemeve muskulore, në vend të tij hyri Willian. Pavarësisht rasteve në pjesën e parë, portat mbetën të paprekura.

Në pjesën e dytë, City hyri më furishëm dhe arriti të gjejë golin e tri pikëve në minutën e 67’të.

Ishte mesfushori belg, Kevin de Bruyne ai që shënoi gol të bukur nga distanca për t’ia siguruar tri pikë shumë të vlefshme skuadrës së Pep Guardiolas.

Pas kësaj fitore, City ka marrë kryesimin në Premierligë me 19 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Manchester United, por mban pozitën e parë për shkak të goldiferencës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...