Val Gaal: Dua një skuadër që dominon 90 minuta

PUBLIKUAR

Val Gaal: Dua një skuadër që dominon 90 minuta

Louis Van Gaal ende nuk është gjithaq i kënaqur me skuadrën e tij.

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal, po kërkon më shumë nga skuadra e tij.

Holandezi deklaroi se ai ende nuk e ka krijuar një skuadër e cila do të ishte në gjendje të dominonte ndeshjet për 90 minuta.

“Statistikat e mia në ndeshjet në udhëtim si trajner nuk janë të këqija. Jashtë, skuadrat janë më të hapura dhe duan të sulmojnë, ndërsa këtu ata duan të mbrohen”, u shpreh Van Gaal.

“Kjo është arsyeja pse ne duhet të krijojmë stile të caktuara të lojës në mënyrë që të dominojmë. Unë po e them secilën javë se po dominojmë për 45 ose 60 minuta. Ne duhet të dominojmë për 90 minuta”, shtoi tutje holandezi.4

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...