Operatori i Sistemit të Transimisionit dhe Tregut (KOSTT) njofton se po zhvillohen punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve” në Lipjan.
Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit KOSTT njofton se nga e shtuna në ora 07 deri të dielën në ora 19, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik në nënstacionin Lipjani, derisa transformatori tjetër TR 3 mbetet në operim gjatë kësaj kohe.
KOSTT njofton se punimet për rehabilitimin e NS Lipjani, do të zgjasin deri në fund të vitit dhe gjatë kësaj periudhe mund të ketë edhe kërkesa të tjera për shkyçje të transformatorit TR1.
“Për shkak se kjo linjë ka kapacietet të kufizuar, gjatë kohës që TR1 do jetë jashtë operimit, në kohën e lartcekur mund të ketë rënie të kualitetit të funizimit (ulje të tensionit)”, njofton KOSTT.
KEDS dhe KOSTT lusin për mirëkuptim nga bizneset dhe konsumatorët që afektohen nga këto punime.
Sipas KOSTT-it, rehabilitimi i nënstacionit Lipjani do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Lipjanit.


