Isa Mustafa: Lipjani në mënyrë unanime zgjedh prap Imri Ahmetin

PUBLIKUAR

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafa me bashkëpunëtor sot ka vizituar degën e LDK-së në Lipjan, ku ka takuar kryetarin Imri Ahmeti dhe gjitha strukturat e LDK-së në Lipjan. 
Në këtë takim kryetari i LDK-së, Akademim Mustaf është shprehur i bindur në fitoren pa balotazh të kryetarit të LDK-së në Lipjan z. Imri Ahmeti.
“Të tjerët po mendojnë së LDK po zvoglohet, por entuziazmi që shohim ne në teren tregon se LDK po rritet në gjitha komunat e Kosovës. Ne sot po shohim këtë entuziazëm të madhë si në strukturat e LDK-së ashtu edhe te qytetarët lipjanas për fitoren e kryetarit Imri Ahmeti. Janë vet qytetarët e komunës së Lipjanit ata të cilët kërkojnë qeverisjen nga kryetari Imri Ahmeti, sepse kryetari Ahmeti dëshmoj se si qeveriset ndershëm dhe me duar të pastërta. Ndërsa kjo qeverisje e mirë e komunës së Lipjanit kryetarit Ahmeti dhe LDK-së në Lipjan i siguron fitoren edhe për mandatin e dytë pa balotazh.” është shprehur Mustafa.
Ndërsa kryetari i degës së LDK-së në Lipjan, z. Imri Ahmeti, ka thënë se ka mobilizuar të gjitha strukturat e degës që me 22 tetor të dalim fitues me të parën. 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...