Lionel Messi nuk ishte i mirëpritur në stadiumin e Sporting Lisbonës, ku Barcelona fitoi 1:0.
“El Chiringuito TV” ka postuar një video në rrjetet sociale duke treguar se gjatë gjithë kohës tifozët e Sporting Lisbonës kanë ngacmuar Lionel Messin duke brohoritur “Cristiano Ronaldo, Cristiano Ronaldo”.
Por, jo të gjithë ishin kundër Messit. Gjithçka ndryshoi kur në fushë doli një tifoz dhe puthi këmbën e argjentinasit, duke realizuar ëndrrën për ta përqafuar futbollistin që konsiderohet më i miri në histori të futbollit. /Gazeta Express/


