Për “pastrim” nga figurat e përfolura ka nevojë i gjithë spektri politik!

PUBLIKUAR

Për “pastrim” nga figurat e përfolura ka nevojë i gjithë spektri politik!

Fillimi i procesit të “pastrimit” të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nga elementë të cilët e kanë dëmtuar më herët imazhin e partisë, analistët politikë e vlerësojnë si një hap të qëlluar, mirëpo i cili do të duhej të ndodhtë më herët.

Sipas tyre, ky reflektim i AAK-së, do të ishte efektivë nëse fjalët do të shndërroheshin në veprime konkrete.
Analisti politik, Imer Mushkolaj ka thënë për Telegrafin se pretendimi i AAK-së, për “pastrim” të saj nga figurat kontroverse është shumë pozitiv, sepse sipas tij, deri më tani nuk kemi parë që një parti politike të jetë kritike ndaj vetes dhe anëtarëve të saj.
“Nëse AAK-ja dëshiron që ta zbatojë në praktikë këtë pretendim, është mirë që përfundimisht t’i sqarojë paqartësitë dhe dilemat e ngritura, për disa nga eksponentët kryesorë të saj, në mënyrë që në të krijohet pasqyrë e qartë para trupit votues”, ka theksuar Mushkolaj.

Ai më tutje ka shtuar se e përshëndet këtë thirrje të partisë së Haradinajt, dhe sipas tij, kjo do të ishte mirë që të ndodhte, në rrafshin praktikë, tek të gjitha partitë politike në Kosovë .

“Unë mendoj që deklarata të tilla, do të duhej të jetësoheshin shumë më herët, sepse nëse pretendimi për ‘pastrim’ do të ishte ndërmarrë më herët rezultatet e AAK-së do të ishin krejt tjera”, ka thënë ai.

Ndërsa, analisti Driton Selmanaj, mendon se vendimi i partisë së Haradinajt për “pastrim”, tingëllon më tepër si deklaratë e karakterit popullist, sepse sipas tij, liderishipi i AAK-së dëshiron të tregojë që ata si subjekt politik do të ndryshojnë dhe do ta bëjnë ndryshimin.

Ai ka theksuar se deklarata të tilla (do t’i përjashtojmë personat me dosje kriminale) nuk duhet të ketë vend në fjalorin e partive politike, sepse në këtë mënyrë po dërgohet mesazhi tek qytetarët, se këta të cilët sot po përjashtohen, deri dje kanë qenë pjesë e partisë.

“Pastaj secili person që posedon informata së një person ka kryer ndonjë vepër e cila bie në kundërshtim me ligjin, e ka obligim moral dhe ligjor që atë ta paraqes te organet e rendit, dhe jo të distancohet vetëm më fjalë. Ky vendim duhet të realizohet në aspektin praktikë, edhe pse deklarata si e tillë më tepër i ngjan propagandës politike.

Ai më tutje ka theksuar se nuk beson se këto deklarata të AAK-së do të ndikojnë në krijimin e një fryme te re tek partitë politike, duke shtuar se “mendoj se përpjekja e AAK-së, për ‘pastrim’ të brendshëm, është si pasojë e momentumit të ri të krijuar në Kosovë (formimit të qeverisë në mes Partisë Demokratike të Kosovës -PDK dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës – LDK”.

“Nëse brenda AAK-së ka ndryshime strukturore dhe kadrovike, që nënkupton ndryshime rrënjësore edhe të njerëzve brenda këtij subjekti, ndoshta do të mund të flisnim për një situatë të re”, ka thënë Selmanaj.

Ndryshe, në kuadër të procesit të brendshëm të reformës, zhvillimit dhe strukturimit të mëtejmë, AAK e konsideron pozitiv dhe pjesë të pastrimit të paralajmëruar, largimin nga partia të tre anëtarëve të saj në Kaçanik.

Në kumtesë për media thuhet se AAK përcjellë edhe një herë përkushtimin e saj për rimobilizim të radhëve në terren dhe reformë të thellë në të gjitha nivelet, prej atij qendror dhe deri në nivelet lokale.

AAK konsideron se kushdo që nuk ndihet pjesë e Aleancës, është mirë që tash të largohet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...