Champions League, Valverde lë në shtëpi tre lojtarë

PUBLIKUAR

Alcácer, Turan dhe Vermaelen nuk janë ftuar nga Valverde për ndeshjen me Sporting Lisbonën.

Barcelona ka zbuluar listën prej 20 lojtarëve të ftuar për sfidën me Sporting Lisbonën në Ligën e Kampionëve, që do të zhvillohet të mërkurën nga ora 20:45.

Trajneri i katalunasve, Ernesto Valverde, për këtë ndeshje i ka lënë në shtëpi: Paco Alcácer, Arda Turan dhe Thomas Vermaelen, lojtarë në të cilët nuk do të llogarisë shumë këtë sezon, raporton Mundo Deportivo, transmeton Gazeta Express.

Këta janë të ftuarit e Valverdes për ndeshjes me Sporting Lisbonën:

Ter Stegen, Cillessen, Ortolá, Semedo, Piqué, Rakitic, Sergio, Denis, Iniesta, Suárez, Messi, Mascherano, Paulinho, Deulofeu, Jordi Alba, Digne, Sergi Roberto, André Gomes, Aleix Vidal dhe Umtiti.

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...