Mungon vetëm zyrtarizimi, Hasi nuk do ta drejtojë Olympiacosin kundër Juventusit

PUBLIKUAR

Olympiacosi ende nuk e ka zyrtarizuar largimin e Besnik Hasit, por për mediat greke tashmë kjo punë është e kryer.

Aventura e trajnerit shqiptar, Besnik Hasi, në krye të Olimpiacos, ka përfunduar pesë javë pas fillimit të kampionatit grek dhe pak më tepër se dy muaj nga nënshkrimi me këtë klub.

Deçizive ishte humbja në derbi, ndaj AEK, ku Olimpiacos humbi 3:2, në një ndeshje mjaft të tensionuar, ku skuadra e Hasit ishte në avantazh të dy golave, por u përmbys në 30 minutat e fundit.

Zgjedhja e Hasit në krye të Olimpiacos nuk u prit aspak mirë nga opinioni sportiv grek, për shkak të origjinës së tij, por pavarësisht kësaj Hasi ia doli të kualifikojë ekipin grek në fazën e grupeve të Champions League.

Gjithsesi, tre ndeshje radhazi pa fitore në kampionat, e kanë bindur presidentin e Olimpiacos të shkarkojë teknikun gjakovar nga drejtimi i klubit. Ai nuk do ta drejtojë skuadrën kundër Juventusit të mërkurën. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...