Shpërblehet Milot Rashica pas golit të bukur që shënoi në Holandë

PUBLIKUAR

Milot Rashica është vlerësuar si më i miri në fitoren e Vitesses prej 2:1 ndaj Ajaxit.

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka shkëlqyer në fitoren e Vitesses prej 2:1 ndaj Ajaxit, shkruan Gazeta Express.

Shqiptari shënoi golin e dytë për mysafirët në minutën e 45’, ndërsa golin e parë e realizoi Guram Kashia në minutën e 21’të. Për Ajaxin shënoi Nick Viergever në minutën e 83’të, duke bërë kështu shumë më të vlefshëm golin e shqiptarit.

Ky ishte goli i dytë i Rashicës këtë edicion në Holandë, aq sa ka shënuar edhe anësori tjetër i Kosovës, Arbër Zeneli, që po shkëlqen me Heerenveen.

Rashica u vlerësua si më i miri në këtë ndeshje duke marrë notën më të madhe, (7.9).

Pas kësaj fitore, Vitesse ka shkuar në kuotën e 13 pikëve dhe renditet në pozitën e tretë në Eredivisie. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...