Zyrtare: Këta janë tre kandidatët për çmimin “The Best”

PUBLIKUAR

Messi, Neymar dhe Ronaldo janë të nominuarit për çmimin “The Best”.

Lionel Messi, Neymar dhe Cristiano Ronaldo janë tre kandidatët e nominuar për çmimin e FIFA-s “The Best” (lojtari më i mirë për vitin 2017), transmeton Gazeta Express.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është fituesi aktual i këtij çmimi dhe favoriti për ta rrëmbyer sërish, pas katër titujve të fituar me Real Madridin në vitin 2017.

Bëhet e ditur se fjalën përfundimtare për fituesin e këtij çmimi do ta kenë Cafu, Landon Donovan, Enzo Francescoli, Diego Maradona, Carles Puyol, Carlos Valderrama dhe Edwin van der Sar.

Fituesi i këtij çmimi do të mësohet me 23 tetor. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...