Sanchez transferohet në Manchester United?

PUBLIKUAR

Jose Mourinho po planifikon ta transferojë Alexis Sanchezin gjatë janarit nga Arsenali

Ylli i Arsenalit, Alexis Sanchez, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes, edhe pse afati kalimtar i verës ka përfunduar me 1 shtator.

Sipas tabloidit britanik, The Sun, Jose Mourinho po planifikon të bëjë një ofertë për yllin e Kilit, i cili ka kontratë me Arsenalin vetën deri në fund të këtij sezoni.

The Sun shkruan se Jose Mourinho po mendon që në janar të ofrojë 25 milionë funte për Sanchezin, i cili gjatë verës mund të largohet si lojtar i lirë nga Emirates.

Sanchez kishte ofertë edhe nga Manchester City, por Arsenali kishte refuzuar 60 milionë funte për Sanchezin në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...