Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes ReLOaD dhe Komunës së Lipjanit (VIDEO)

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me përfaqësues të Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD)

Kryetari Ahmeti gjatë takimit me Fjolla Raifi e këtij programi ka bërë edhe nënshkrimin e Memorandum Mirëkuptimit me këtë program i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Me këtë projekt do të ofrohet mbështetje teknike për të zbatuar metodologjinë transparente dhe të bazuar në projekte për ndarjen e fondeve publike për organizatat e shoqërisë civile. Si rezultat i bashkëpunimit të mirë me Komunën e Lipjanit, do të ndahen edhe fonde për organizatat e shoqërisë civile nga Komuna e Lipjanit.

Komuna e Lipjanit përmes një procesi është përzgjedhur një nga pesë komunat partnere nga të gjitha komunat që kanë konkurruar për të bashkëpunuar me projektin ReLOaD, shkruan Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare. /LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...