Dortmundi mbetet rivali kryesor i Bayernit, thotë Hitzfeld

PUBLIKUAR

Dortmundi mbetet rivali kryesor i Bayernit, thotë Hitzfeld

Borussia Dortmund mbetet rivali më i madh i Bayern Munchut në Bundesliga, thotë ish-trajneri i të dyja klubeve, Ottmar Hitzfeld.

Skuadra e trajnerit Jurgen Klopp është në vendin e parafundit të tabelës me 15 pikë nga 16 ndeshje. Por ish-trajneri i Zvicrës mendon se këto probleme janë të përkohshme dhe se ata do të rikthehen dhe do të vazhdojnë të jenë rivali më serioz për Bavarezët.

“Klopp ende është i ri, ai do ta kalojë këtë rënie aktuale”, ka thënë Hitzfeld për mediat gjermane, transmeton Telegrafi.

“Ata do të rikuperohen duke ruajtur qetësinë dhe duke marrë përgjegjësinë. Më e rëndësishme është që lojtarët janë besnik ndaj Klopp”.

“Shkëlqimi është një biletë për ta për te ekipet ndërkombëtare. Dortmund mbetet kundërshtari më kërcënues për Bayernin në vitet e ardhshme”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...