Kryetari Ahmeti ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Lipjan

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sot ka qëndruar për një vizitë pune në zyret e Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan, ku është pritur nga kryetari i këtij Këshilli, Xhevdet Bytyqi.
Gjatë këtij takimi u diskutua bashkëpunimi i deritanishëm në mes komunës dhe Këshillit të Bashkësisë Islame si dhe mundësitë e bashkpunimit edhe në të ardhmen, shkruan Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare
Me këtë rast kryetari Imri Ahmeti, ka uruar krerët e Bashkësisë Islame në Lipjan për zhvillimin e aktiviteteve duke ju ofruar edhe me tutje mbështjetje institucionale.
Nga ana tjetë, Xhevdet Bytyqi, kryetar KBI në Lipjan ka falenderuar Kryetarin Imri Ahmeti për mbështetjen e vazhdueshme që ka treguar ndaj Këshillit.
Ndryshe, Komuna e Lipjanit viteve të fundit ka mbuluar shpenzimet e varrimit si dhe ka ndarë për çdo vit një shumë të mjeteve financiare për t’ia mundësuar një qytetari shkuarjen në haxh.

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...