Nga frika e qenve dy fëmijë goditen nga vetura

PUBLIKUAR

Nga frika e qenve dy fëmijë goditen nga vetura

Nga frika e qenve endacak dy nxënës janë goditur nga vetura të premten rreth orës 8:30. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Kodra e Diellit’ në Prishtinë.

Fëmijët janë jashtë rrezikut për jetë dhe po vazhdon diagnostikimi i tyre, ka njoftuar drejtori i Qendrës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani, bën të ditur RTK, transmeton Telegrafi.

Ai apeloi për eliminimin e qenve endacak që po paraqesin rrezik serioz për qytetarët, sidomos për fëmijët.

Ndryshe, të mërkurën në Fushë Kosovë, vogëlushi pesëvjeçar, Driton Jashari, ka vdekur nga kafshimi i qenve endacakë. Rreth orës 13 e 12 minuta, në rrugën “Shefki Kuleta”, në lagjen e romëve tek Banesat e Bardha, ai u sulmua nga një grup i qenve pranë kontejnerëve të mbeturinave. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...