Klopp është shprehur i pakënaqur me barazimin 1:1 me Burnley.
Goli i Mohamed Salah ia siguroi barazimin “Të kuqve” që pësuan në minutën e 27 nga Scott Arfield dhe përkundër dominimit me 35 raste për gol – Kloppi dhe djelmoshat e tij nuk gjetën golin e fitores.
Kjo është ndeshja e tretë e Liverpoolit pa fitore, pas humbjes 5:0 në Ligë nga Manchester City dhe barazimit 2:2 me Sevillan në Champions League.
“Nuk jam i lumtur, jam i nervozuar me rezultatin, por i kënaqur me paraqitjen”, tha Kopp.
“Nuk është faji ynë. Dominuam dhe kishim shumë raste për gol. Portieri bëri disa pritje fantastike”.
“Nuk jam i lumtur kur Solanke goditi shtyllën sepse jam i sigurt se ishte penallti”, ka shtuar trajneri gjerman. /Gazeta Express/


