Kryetari Imri Ahmeti sot ka takuar të gjitha strukturat e LDK-së në Lipjan për të mobilizuar anëtarësin e gjerë për zgjedhjet që do të mbahën me 22 tetor, shkruan LDK.
Kryetari Ahmeti kërkojë nga strukturat e LDK-së që të jenë të koordinuara dhe të punojnë në vazhdimsi deri më 22 tetor për të arritur një fitore të madhe dhe të meritur në Lipjan.
“Tendenca e oponentëve politik për të fshehur të kaluarën e tyre është e kotë, ata kishin mundësin për dy mandate bashkë me çka gjithë qytetarët e Lipjanit dhe me gjerë e din mirë çfarë pasoja i kanë bërë mirëqenies së qytetarëve lipjanas, qytetarët kanë mbamendjën për veprimet dhe aferat korruptive të shërbyesve të Klanit Pronto, për pasurimin e tyre të paligjshëm dhe për veprimet e tyre abuzive. Ata që fluturuan në këtë garë nga çadrat e agjenturave të ndryshme le të pyesin veten e tyre çfarë të mire i kanë sjellë qytetarëve dhe vendbanimeve të tyre prej nga vijn. Unë jam për të mos e ndotur shumë ambientin politikë megjithatë do ti përgjigjem ashtu siq kërkojnë oponentët politikë, e që janë e njejta klasë” pohoi Kryetari Ahmeti.
Kryetari Imri Ahmeti bëri thirrje të gjitha strukturave që të punojnë në teren dhe të ju tregojmë qytetarëve se ne nuk kemi punuar për të përfituar përvete, nuk e kemi pasur lehtë të rikthejmë normalitetin në jetën normale për të gjithë qytetarët lipjanas. Koha e parafushatës po shfrytëzohet për shpifje, montime e shantazhe nga ata qe e kanë shkollë e praktikë nga ata që e kanë kulturë të brumosur në ndërdijen e tyre, abuzimin, dhunën dhe pasurimin vetëm për vete. Ata i pengojnë shumë investimet në çdo cep të çdo lokaliteti në Lipjan, ata i pengojë ndertimi i rrugëve, i fushave të futbollit, i stadiumit, i lumenjëve, i shkollave etj. Ata i pengoi edhe ndërtimi i lapidareve që paten rastin për dy mandate e si bën, ata i pengoi edhe subvencionimi i klubeve sportive dhe bujqëve. Ata si duket kanë dëshiruar të mos investohet ne asnjë projekt. Në vend se ti gëzohen zgjidhjes se problemeve të qytetarëve lipjanas, në vend se ti gëzohen ndërtimeve në infrastruktur në çdo lokalitet ata i pengon shpallja e komunës me përformancën më të mirë në nivel vendi. Të gëzohesh në fatkeqësin e tjetrit është pasoj e mungesës se vlerave që fatkeqsisht kurr nuk i paten por u fshehën nën petkun e demagogjive. Ne do të vazhdojmë të sillemi me korrektësi në angazhimet tona duke kultivuar tolerancë e mirëkuptim për të gjithe qytetareë, sepse qytetarët tonë din të vlerësojnë punën e jo fjalët. Ne kemi mbajt premtimin kemi punuar dhe na mbetet akoma për të shtuar dinamikën e punëve për të përmbushurë e lehtësuar sado pak jetën e qytetarëve tonë.


