Në vazhden e relaizimit të shumë projekteve në fshatrat e Komunës së Lipjanit, gjatë ditës së sotme po bëhet asfaltimi i rrugëve në Vrellë të Magurës, në mesin e këtyre rrugëve po asfaltohet edhe rruga Vrellë – Harilaq. Punimet janë përcjellur nga nënkryetari i Komunës së Lipjanit Sefer Tasholli i cili uroi banorët për rrugët e reja.
Banorët e këtij vendëbanimi kanë falënderuar Komunën, konkretisht kryetarin Ahmeti, për angazhimin e treguar edhe në vendbanimet e tyre, në krijimin e lehtësirave për një jetë sa më të mirë.
Asfaltohen rrugët në Vrellë të Magurës
PUBLIKUAR


