Aktorja Arta Nitaj këtë vit ka qenë shumë e përfolur në media. Përvoja në serialin “O Sa Mirë” bëri që ajo menjëherë të shndërrohet në një personazh atraktiv për shikuesit.
Bukuroshja nga Peja numëron me mijëra ndjekës në rrjetet sociale, ndërsa është herë pas here aktive me publikimin e fotografive të ndryshme nga përditshmëria e saj.



