Neymar beson se PSG-ja ka skuadër për ta fituar Ligën e Kampionëve.
Paris Saint Germaini e nisi me goleadë aventurën në Ligën e Kampionëve ku synimi kryesor do të jetë triumfi.
Neymar, i cili shënoi në fitoren prej 5:0 të PSG-së ndaj Celticut, beson kanë skuadër për të triumfuar këtë edicion në Champions League.
“Kemi një ekip të shkëlqyer, nëse vazhdojmë kështu, kemi shanse që ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, theksoi Neymar.
“Jam i lumtur që e nisëm me fitore. Normal, nuk është pothuajse gjithçka vetëm të shënosh shumë gola, por kjo është më e rëndësishmja. Për fitore erdhëm dhe jam i lumtur për paraqitjen që bëmë”, shtoi ai pas ndeshjes. /Gazeta Express/


