Ja kush janë anëtarët e Kabinetit të Kryeministrit Mustafa

PUBLIKUAR

Ja kush janë anëtarët e Kabinetit të Kryeministrit Mustafa

Isa Mustafa ende nuk e ka finalizuar ekipin e tij të këshilltarëve, pavarësisht se janë bërë një javë prej kur është ulur në karrigen e Kryeministrit të Kosovës.

Aktualisht, ai po funksionon me një bërthamë të vogël këshilltarësh – kryesisht njerëz të cilët i ka pasur në ekip edhe gjatë kohës kur ishte Kryetar i Komunës së Prishtinës.

Burime të Gazetës Express kanë treguar se në krye të këtij ekipi, aktualisht, është Bajram Geci, një ish-punonjës në Ambasadën e SHBA’së në Prishtinë, dhe kandidat në zgjedhjet e fundit për deputet.

Mirëpo, një zyrtar që foli në kushte anonimiteti për Express, tha se ende nuk dihet nëse Geci do të jetë Shef i Stafit të Kryeministrit apo kjo përgjegjësi do t’i lihet dikujt tjetër.

Shefi i Stafit të Kryeministrit ka kompetenca të mëdha në udhëheqjen e zyrës së Shefit të Ekzekutivit. Në fakt, është njeriu kryesor aty, pas Kryeministrit.

Përveç Gecit, Kryeministri Mustafa ka marrë ne ekip edhe Vlora Dumoshin, ish-drejtoreshën e tij për Kulturë në Komunën e Prishtinës.

Po ashtu, në Kryeministri është edhe një ish-drejtor tjetër, Edon Miftari dhe ish-zëdhënësja, Burbuqe Thaçi.

Ndryshe, Gazeta Express ka kontaktuar sot më Bajram Gecin, por ai nuk ka dashur të flasë për këtë cështje, e as se kur pritet të kompletohet ekipi i z. Mustafa./www.gazetaexpress.com

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...