Valverde: E kemi mposhtur finalistin e vitit të kaluar

PUBLIKUAR

Ernesto Valverde e ka festuar fitoren e Barcelonës ndaj Juventusit të martën mbrëma si një fillim të ri në Ligë të Kampionëve.

Trajneri i “Blaugrana” ka thënë se Barça ia doli ta mposhtë finalistin e vitit të kaluar, transmeton Express.

“Ne mposhtem finalistin e vitit të kaluar”, ka thënë ai.

Barcelona shënoi fitore 3-0 ndaj Juventusit mbrëmë në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, me dy gola të Messit dhe një të Rakitic.

“Ne vërtet e vlerësojmë këtë fitore. Ne e mposhtem finalistin e vitit të kaluar, duke mos pësuar gol pasi shënuam tri. Luajtëm lojë të mirë dhe shkaktuam disa probleme në pjesën e parë. Por, patëm durimin e duhur duke kthyer topin prapa dhe sulmuar”, ka thënë Valverde. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...