Kryetari Ahmeti viziton kompaninë DINO me mbi 420 punëtor

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, gjatë ditës së sotme ka vizituar kompaninë DINO, ku është pritur nga drejtori i kompanisë Abedin Salihu dhe stafi i tij, të cilët e informuan Kryetarin Ahmeti për afarizmin e kompanisë DINO.
Me këtë rast Abedin Salihu ka felenderuar Kryetarin Ahmeti për angazhimin e tij në heqjen e taksave për biznese si dhe në krijimin e lehtësirave të tjera për të bërë biznes, duke e trajtuar biznesin si partner në zhvillimin e vendit.
Ndërsa Kryetari Ahmeti ka përgëzuar kompaninë DINO për sukseset e shumta në afarizëm, duke thënë se kompania e cila ka mbi 420 punëtor siç është kompania DINO meriton mbështetjen edhe më të madhe në krijimin e lehtësirave edhe më të mëdha në drejtim të zhvillimit dhe zgjerimit të mëtutjeshëm të biznesit në Komunën e Lipjanit, njoftoi Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare.
“ne do të vazhdojmë edhe më tutje që bizneset private t’i shohim promotor të zhvillimit të vendit tonë dhe krijimi i ambienteve të të bërit biznes është ndër prioritetet tona të veçanta në drejtim të gjenerimit të vendeve të reja të punës”, ka thënë i pari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti gjatë kësaj vizite bërë këtij biznesi.

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...