​Vazhdon lufta Barcelona – Iniesta (Foto)

PUBLIKUAR

Barcelona dhe Andres Iniesta tash e disa ditë kanë nisur një luftë fjalësh, rreth kontratës së re

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta ditë më parë mohoi lajmet se ai ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Iniesta tha se asgjë nuk ka përfunduar, duke demantuar fjalët e presidentit Josep Bartomeu, i cili kishte thënë se ka marrëveshje në princip.

Tashmë drejtuesit e Barcelonës kanë dal me një deklaratë tjetër, shkruan Mundo Deportivo.

Ata thonë se nga 5 gushti ia kanë dërguar një email agjentit të Iniestas, nga i cili janë duke pritur përgjigje për vazhdimin e kontratës.

Iniesta me Barcelonë ka kontratë deri më 30 qershor të vitit 2018. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...