​”E kemi harruar turpërimin nga Barcelona”

PUBLIKUAR

Kapiteni i PSG-së, Thiago Silva ka thënë se ata tashmë kanë harruar turpërimin 6:1 ndaj Barcelonës sezonin e kaluar

Skuadra franceze vitin e kaluar ishte eliminuar nga Barcelona me rezultat të përgjithshëm prej 6:5, ani pse në ndeshjen e parë në Paris kishin fituar 4:0.

Por, mbrojtësi brazilian Thiago Silva thotë se ata tashmë e kanë harruar atë turpërim dhe janë të gatshëm për fillimin e sezonit të ri.

“Ne tashmë e kemi harruar Barcelonën. Është një tjetër Ligë e Kampionëve, diçka ndryshe”, tha Silva gjatë konferencës për media.

“Ne jemi gati që të nisim sezonin e ri mirë. Të gjithë e dimë që kjo garë është speciale, jemi shumë të motivuar që të fillojmë mirë”.

PSG ndeshjen e parë do ta zhvillojë në udhëtim te skuadra e Celtic. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...