Hazard bën shaka me Moratan

PUBLIKUAR

Hazard ka lavdëruar Moratan, teksa ka gjetur kohë të bëjë edhe shaka me spanjollin.

Alvaro Morata ka filluar ta gjejë vetën te klubi i ri, Chelsea. Ai shënoi gol edhe në ndeshjen e fundit të “Bluve të Londrës”, në fitoren 2:1 ndaj Leicester City.

Morata shënoi me kokë dhe Eden Hazard në formë shakaje ka thënë se është koha që spanjolli tani të shënojë gola edhe me këmbë.

“Ashtu siç e patë, ai është lojtar i shkëlqyer. Kam parë shumë të shënojë gola me kokë, tani duhet të shënojë me këmbë”, u shpreh Hazard duke bërë shaka.

“Ai është lojtar klasi. Mund të shënojë në çdo moment. Kur shënon, ne fitojmë ndeshjen, kështu që kjo është e mirë”, shtoi Hazard. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...