Cili është trajneri më i mirë në botë sipas Maldinit?

PUBLIKUAR

Maldini ka përmendur Simeonen e Zidanen si dy trajnerë të mrekullueshëm, por që nuk tregoi se cili prej tyre është më i miri në botë.

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, nuk ka treguar se cili është aktualisht trajneri më i mirë në botë, por ka përmendur tre emra.

Në mesin e tre trajnerëve që i pëlqejnë Maldinit, është edhe Zinedine Zidane, pas suksesit të jashtëzakonshëm me Real Madridin.

Maldini ka luajtur nën udhëheqjen e Arrigo Sacchi dhe Carlo Ancelotti në “San Siro” për 24 vite të mrekullueshme, ku zhvilloi më shumë se 900 ndeshje, por aktualisht preferon tre trajnerë tjerë.

“Trajneri më i mirë tani për tani? E vështirë. Ka shumë të atillë, shembull Diego Simeone. Ndoshta Zinedine Zidane, por edhe më tej i mungon eksperienca. Gjithashtu më pëlqen puna që po bën Jurgen Klopp te Liverpooli dhe mënyra se si e bëri Dortmundin të luaj në këto nivele”, deklaroi Maldini. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...