Kështu do të jetë moti në pesë ditët e ardhshme në Lipjan

PUBLIKUAR

IHMK bën të ditur se në pesë ditët e ardhshme Kosova do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat ditën e martë vende-vende ka mundësi të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në komunikatën e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje nën vlerat e normales. Indeksi UV mbetet i lartë në orët me diell (të hënën në orët e mesditës). Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi mbi 11m/s

 

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...