Kryetari Komunës Imri Ahmeti i shoqëruar nga përfaqësuesit e familjes së Komandantit Adem Jashari, Murat Jashari dhe Lulëzim Jashari gjatë ditës së sotme ka qendruar në atelenë ku po punohet shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Me këtë rast Murat Jashari në emër të familjes së Komandantit Adem Jashari ka shprehur kënaqësinë e tij dhe konsideratën për përkushimin e Komunës së Lipjanit që edhe ky qytet ta ketë shtatoren e Ademit, shkruan Komuna e Lipjanit.
Në të njejtën kohë me kërkesën e Kryetarit Imri Ahmeti që shtatorja të vendoset në Lipjan me 28 Nëntor në ditëlindjen e Komandantit Adem Jashari dhe në ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë u dakorduan si familja Jashari po ashtu edhe komisioni i përzgjedhur nga Komuna e Lipjanit për mbikqyrjen e punimeve të shtatores.
Kryetari Imri Ahmeti gjithashtu ka falenderuar edhe skulptorin Idriz Balani për mjeshtrinë e tij profesionale që ka treguar në punimet e kësaj vepre madhështore.
Kryetari Ahmeti dhe familja Jashari kanë vendosur që shtatorja e Komandantit Adem Jashari të vendoset me 28 nëntor në sheshin e Lipjanit
PUBLIKUAR


