Vetëvendosje në tension – E ndarë në dysh rreth koalicionit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...

vet-euml-vendosje-n-euml-tension-ndash-e-ndar-euml-n-euml-dysh-rreth-koalicionit_hd

Lëvizja Vetëvendosje, subjekt politik që i është bashkuar grupit opozitarë që po tenton të lë në opozitë partinë fituese të zgjedhjeve të 8 qershorit, ka avancuar në bindjen e saj se, duhet bërë edhe vetë pjesë e koalicionit qeveritar. Por megjithatë, jo të gjithë janë pro këtij vendimi.

Në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, zhvilluar javën e kaluar, gjatë diskutimit është vërejtur një disponim i madh për t’u përfshirë në koalicionin LDK-AAK-Nisma, që po pretendon të formojë qeverinë.

Burime nga takimi, kanë thënë se, pro koalicionit janë shprehur lideri Albin Kurti dhe sekretari i Përgjithshëm Dardan Molliqaj bashkë me grupin e anëtarëve që kanë ardhur nga ish partia Fryma e Re (FER), ndërsa qëndrim kundër kanë shprehur disa nga aktivistët e vjetër të këtij subjekti politik.

Ndërsa edhe anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i njohur më parë si ndër aktivistët më të zjarrtë të këtij subjekti, kundër privatizimit dhe dialogut me Serbinë, ka dhënë mendim pro përfshirjes në koalicion, por në mënyrë që partnerët të kushtëzohen.

E ai që ka qenë më kategoriku kundër koalicionit, sipas burimeve, është aktivisti i vjetër i Vetëvendosjes Hysen Durmishi, tani drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës.

Durmishi, i kontaktuar nga lajmi.net, edhe pse në prononcimin e tij nuk ka dashur të flas për qëndrimin që ka pasur në këtë takim, nuk e ka mohuar që ai, në mbledhje është shprehur kundër hyrjes në koalicion me LDK-AAK-Nisma.

“Qëndrimet që unë i kamë brenda organizatës kur ne diskutojmë, janë qëndrime deri në marrjen e vendimeve. Ndërsa, kur të merren vendimet, çfarë do që ka qenë qëndrimi im, unë e respektoj vendimin që del prej shumicës, në këtë rast organizatës”, ka thënë Durmishi.

Diskutimet në këtë mbledhje i ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi, por ai në prononcimin për lajmi.net, ka thënë se në atë takim, vetëm se janë informuar anëtarët e këshillit me kushtet që organizata ja ka paraqitur bllokut opozitarë.

Ndërsa për hyrjen eventuale në koalicion apo jo të Vetëvendosjes, ai ka thënë se vendimi, siç është e paraparë edhe me statut të organizatës, merret përmes referendumit të brendshëm, ku kanë të drejtë vote të gjithë anëtarët.

“Kjo temë është diskutuar në Këshillin e Përgjithshëm, ku janë njoftuar anëtarët e këshillit me kushtet që Vetëvendosje ia ka paraqitë bllokut opozitarë dhe që në fazën e tretë do të diskutohet për programet. E që pas kësaj, nëse gjendet përputhshmëria programore mundet të vijë deri te vendimi për koalicion, të cilit vizën mund të ja jap vetëm anëtarësia me votën e saj”.

“Ka pasur debatim, por kjo ma shumë ka qenë raportim informues i bisedave të anëtarëve të Vetëvendosjes me bllokun opozitarë”, ka thënë Vraniqi.

SHIKO MË SHUMË

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...