​Spalletti: Ky lojtar mund të luajë në Inter

PUBLIKUAR

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti insiston se Andrea Ranocchia mund të luajë në skuadrën e tij

Inter gjatë kësaj vere kishte tentuar transferimin edhe të një qendërmbrojtësi, por dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Opsione kishin qenë Shkodran Mustafi dhe Eliaquim Mangala, por Spalletti tha se nuk dëshironte vetëm numër më shumë në skuadër.

Ai insiston se Andrea Ranicchia dhe D’Ambrosio kanë kualitete për të luajtur në qendër të mbrojtjes për Interin.

“Më dëgjoni, mund të ju sigurojë se Ranocchia dhe D’Ambrosio janë dy qendërmbrojtës që mund të luajnë në Inter. Nuk më intereson e kaluara, unë gjykoj nga ajo që shoh në fushë, në të kundërtën do t’i kisha larguar”, tha Spalletti për La Gazzetta dello Sport. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...