Trajneri gjerman: Neuer e meriton Topin e Artë, jo Ronaldo

PUBLIKUAR

Trajneri gjerman: Neuer e meriton Topin e Artë, jo Ronaldo

Përzgjedhësi i Xhamajkës, Winfried Schafer, mendon se Manuel Neuer e meriton Topin e Artë më shumë se dy kandidatët tjerë.

Portieri i Bayern Munichut konkurron me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, ndërsa ky i fundit është favorit për ta përsëritur triumfin nga viti i kaluar.

Sidoqoftë, trajneri gjerman mendon se Neuer është njeriu që e meriton më së shumti këtë trofe, falë suksesit në Kampionatin Botëror.

“Manuel Neuer është favoriti im kryesor për Topin e Artë, kjo është e qartë. Ai ishte 30 për qind e arsyes pse Gjermania e fitoi Kupën e Botës”.

“Ronaldo nuk fitoi asgjë në Kampionatin Botëror, ku Portugalia nuk ishte një ekip i mirë”.

“Neuer nuk ishte më i miri vetëm në Kampionatin Botëror, por edhe në Ligën e Kampionëve dhe në Bundesliga. Vetëm në ndeshjen ndaj Real Madridit, ai vuajti”, ka deklaruar Schafer për Goal.

Ceremonia e ndarjes së Topit të Artë do të zhvillohet më 12 janar në Cyrih të Zvicrës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...