Ish-kryetari i degës së AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli, i cili javë më parë ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij në këtë subjekt politik. Biznismeni Sabit Pacolli tashmë ka vendosur ta përkrahë LDK-në dhe kryetarin aktual të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.
Në një video-postim në Facebook, ka thënë se Ahmeti është i vetmi kryetar i cili deri tashti ka punuar në të mirë të qytetarëve të Lipjanit duke lëvizur procese mjaftë të rëndësishme në të mirë të qytetarëve.
“Njeriu duhet të votoj sipas ndryshimeve të cilat po ndodhin në Lipjan. Unë personalisht e votoj LDK-n dhe kandidatin Ahmeti për kryetar të Komunës. Ftoj të gjithë qytetarët e Lipjanit që ta votojnë këtë kandidat për kryetar të Lipjanit sepse deri tashti nuk ka tjetër personalitet më të mirë i cili ka punuar dhe vazhdon të punon për qytetarët e tij”, ka thënë Pacolli.


