Buffon tregon çfarë urrejnë italianët në futboll

PUBLIKUAR

Portieri i Kombëtares së Italisë, Gigi Buffon, ka thënë se tifozët italianë e urrejnë posedimin e topit.

Ai i ka kritikuar tifozët të cilët i kanë fishkëllyer fitores së Italisë 1 me 0 ndaj Izraelit, duke u thënë atyre se Spanja i bën 200 pasime në 20 metra dhe të gjithë duartrokasin, transmeton Express.

“Azzurri” e dominuan lojën kundër izraelitëve, por vetëm goli me kokë i Ciro Immobile bëri dallimin.

“Po, në disa momente ka pasur fishkëllima kur nuk mund ta gjenim ndonjë rrugëdalje, por kjo është pjesë e filozofisë sonë. Kujt i bën për posedim në Itali? Në Spanjë i bëjnë 200 pasime në 20 metra, dhe të gjithë duartrokasin, por këtu te ne të fishkëllejnë”, ka thënë Buffon për Rai Sport. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...