Mesfushori i Barcelonës Rafinha është duke u përgatitur për të kaluar në Premier Ligë në afatin kalimtar të janarit.
Mundo Deportivo raporton se braziliani është duke u rikuperuar nga lëndimi i gjurit dhe është i etur të luajë futboll të rregullt për t’ia rritur shanset vetes për të qenë pjesë e Brazilit për Kupën e Botës në Rusi më 2018, transmeton Express.
Dhe me mundësi të kufizuara në “Cam Nou”, një kalim në Premier Ligë mund t’i ndihmojë kauzës së tij, me Liverpool, Arsenal dhe Tottenham në mesin e ekipeve të interesuara për shërbimet e tij. /Express/


