Lamtumirë Donnarumma, Milan befason me portierin e ri (Foto)

PUBLIKUAR

Pepe Reina, portieri i Napolit, pritet të jetë pasardhës i Gianluigi Donnarummas në Milan

Milani si duket po përgatitet për largimin e Gianluigi Donnarumma nga skuadra verën e ardhshme, shkruan Calciomercato.com.

Portieri ka nënshkruar kontratë të re me Milanin. Por, ai në kontratën e re ka një klauzolë që mund ta largojë nga San Siro nëse vjen ndonjë ofertë prej 70 milionë eurove.

“Me interesimin e Paris Saint-Germain dhe Real Madrid për Donnarumman, dhe një menaxher si Mino Raiola mund të ndodh gjithçka”, shkruan Calciomercato.com.

Sipas këtij portali, Milani po mendon që ta transferoj portierin e Napolit, Pepe Reina.

Rossonerët mund ta transferojnë spanjollin si lojtar të ri, pasi kontrata me Napolin i skadon në verën e viti 2018. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...