Në emër të strukturave të LDK-së në Lipjan, kryetari i LDK-së, dega në Lipjan dhe kryetar i Komunës z. Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e Festës së Kurban Bajramit
“Uroj që kjo ditë feste, në këtë ditë të sakrificës të forcohen lidhjet familjare dhe të mbizotërojnë ndjenjat e dashurisë, ndërsa në marrëdhëniet ndër njerëzore le të dominojë fuqishëm zëri i arsyes, le të mbretërojë paqja, harmonia dhe siguria.
Po ashtu, lusim Zotin e Plotfuqishëm, t’ua ketë pranuar Haxhin të gjithë atyre që ndodhen në vendin e shenjtë në Qabe.
Uroj që në këtë festë, në familjet tuaja të mbretërojë, uniteti, respekti për njëri- tjetrin, vullneti dhe dashuria për një jetë më të lumtur dhe të begatshme!
Ndërsa neve na mbetet që të punojmë çdo ditë e më shumë dhe të përkushtohemi për një jetë më të mirë për qytetarët tone” ka theksuar Kryetari z. Imri Ahmeti


