Mbrëm Forumi Rinisë i LDK-së Lipjan ka organizuar një turnir në futboll të vogël ku ishin të paraqitur 18 ekipe.
Të gjitha këto ekipe nga strukturat e nëndegëve të FRLDK-së në Lipjan, pas një gare të fortë në finale arriten “FC. Linda Magure dhe FC. Qarshia e Janjevës”, mbas një loje interesante fituese e turnirit doli të jetë “FC. Qarshia Janjevë”.
Këta të rinj përveq se u argëtuan me futboll, treguan edhe anën humanitare ku mjetet e grumbulluara vendosen t’i dhurojnë për një familje me nevojë për Festën e Kurban Bajramit.









