Sqarohet VoRAE: Që nga viti 2013 është duke siguruarë një shujtë të vogël për nxënësit cilet vijojnë qendrat tona mësimore pa dalim etnie

PUBLIKUAR

Organizata VoRAE ka reaguar ndaj lajmeve të botuara rreth realizimit të programit furnizimi i fëmijëve me  një shujte (kifle).

Që nga viti 2011, VoRAE në komunën e Lipjanit po zbaton një program me qendra arsimore të cilat synojnë të ndihmojnë fëmijët qe kane vështirësi në mësim nxënie në shkollë  të rregullta. Qendrat arsimore janë të instaluara në shkollat ​​fillore: ( Ismajl Luma Lipjan, Fehmi Agani Medvec, Zenel Hajdini Gadime, Shtjefen Gjeqovi Janjev, Haredin Bajrami Magure), thotë VoRAE.

Ky është sqarimi nga Organizata VoRAE:

Duke  marrë parasysh informacionin jo të plotë të shkruar në media duam të sqarojmë publikun për aktivitetin e organizatës në komunën e Lipjanit :

Që nga viti 2011, VoRAE në komunën e Lipjanit po zbaton një program me qendra arsimore të cilat synojnë të ndihmojnë fëmijët qe kane vështirësi në mësim nxënie në shkollë  të rregullta. Qendrat arsimore janë të instaluara në shkollat ​​fillore: ( Ismajl Luma Lipjan, Fehmi Agani Medvec, Zenel Hajdini Gadime, Shtjefen Gjeqovi Janjev, Haredin Bajrami Magure).

Këto qendra u japin nxënësve  një vend ku ata mund të punojnë  detyrat e shtëpisë dhe  ndihmohen në mësim nxënie para apo pas mësimit të rregullt. Për arsye të orëve të  shumta të kaluara në shkollë  organizata VoRAE që  nga viti 2013 është duke siguruarë një shujtë të vogël për nxënësit cilet vijojnë qendrat tona mësimore pa dalim etnie. Si rezultat i bashkëpunimit të mirë, ne mes të Komunës  dhe në VoRAE me datë 18.04.2017 ka nënshkruan një marrëveshje me komunën e Lipjanit dhe ne kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit  me numrin protokollit 19455 dhe udhëzimit administrative qe mbështet punën e qendrave e cila eshte aprovuar nga Ministria  Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë, kjo marveshje do të bashkëfinancojë një pjesë të fondit të planifikuar për realizimin e këtij programi dhe si një buxhet i planifikuar është furnizimi i fëmijëve me një shujte (kifle).

Kërkojmë nga gazetaret që para se të publikojnë lajme të tilla së paku të marrin mundin të kontaktojnë personat përgjegjës të projektit që të marrin informata të sakta dhe të mos publikohet informata gjysmake.

Gjithashtu VoRAE rikujton përfaqësuesve të mediave tuaja që të mos përdorin shkurtesat RAE sepse këto janë tri komunitete te ndryshme.

 

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...