Isa Mustafa, Kryeministri i Gjashtë i Kosovës(FOTO)

PUBLIKUAR

Isa Mustafa, Kryeministri i Gjashtë i Kosovës(FOTO)

Në orën 14:00, u bë pranim – dorëzimi i detyrës së kryeministrit të Kosovës. Me këtë rast, para ndërtesës së Qeverisë u mbajt një ceremoni shtetërore. Për nder të pranim- dorëzimit, në oborrin e Qeverisë ishte rreshtuar Toga e Nderit e vendit.

Pas intonimit të himnit të Kosovës, ish kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeministri i ri Isa Mustafa u përkulen para Flamurit të shtetit dhe bënë rivistën e Togës .

Më pas kryeministri Isa Musfta dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi hynë në ndërtesën e Qeverisë.

Në orën 15 do të mbahet mbledhja e parë e Qeverisë së re të Kosovës./www.gazetaexpress.com/

Gjithçka gati për Kryeministrin e ri (Foto)

Çdo gjë është bërë gati për ceremoninë e pranimit të detyrës së kryeministrit nga Isa Mustafa.

Para qeverisë është shtruar tepihu i kuq. Aty është rreshtuar për pritjen e tij edhe Garda e Kosovës.

Në orën 14:00, Isa Mustafa pranon detyrën nga Hashim Thaçi.

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...