Sqarohet Drejtori Hasani, “Aktiviteti i furnizimit me ushqim është pjesë e aktivitetit të organizates VoRAE, që prej fillimit të punës në pesë qendrat e Lipjanit”

PUBLIKUAR

Drejtori i Arsimit në Lipjan, Rasim Hasnai ka reaguar ndaj disa shkrimeve të publikuara në portale të ndryshme lokale e qendrore.

Komuna e Lipjanit ka nënshkruar marrëveshje me organizatën VoRAE e cila marrëveshje përfshinë participimin me 5 % të Komunës në shpenzimet e kësaj organizate. Se si di të shpenzohen këtij mjete, vendos organizata dhe janë të shkruara në marrëveshje. Aktiviteti i furnizimit me ushqim është pjesë e aktivitetit të kësaj organizate që prej fillimit të punës në pesë qendrat e Lipjanit, ka thënë Hasani, transmeton LipjaniNews

Ky është sqarimi i Drejtorit Hasani

Përshëndetje i nderuar

Lidhur me shkrimet në portale ju informoj si vijon. Organizata VoRAE, zhvillon aktivitetin në pesë shkolla të komunës me vite të tëra. Komuna e Lipjanit ka nënshkruar marrëveshje me organizatën VoRAE e cila marrëveshje përfshinë participimin me 5 % të Komunës në shpenzimet e kësaj organizate. Se si di të shpenzohen këtij mjete, vendos organizata dhe janë të shkruara në marrëveshje. Aktiviteti i furnizimit me ushqim është pjesë e aktivitetit të kësaj organizate që prej fillimit të punës në pesë qendrat e Lipjanit. Organizata VoRAE, ka kërkuar që për mjetet prej 5% të ndara nga komuna, procedura e prokurimit të zhvillohet nga  autoritetet komunale dhe e njëjta ka ndodhur. Për fund, asnjë risi nuk ka sepse të njëjtat shërbime janë kryer edhe me herët nga kjo organizatë. Ju rikujtoj se kjo organizatë me aktivitetin e vet në këto shkolla ka të punësuar një numër te konsiderueshëm te kuadrove dhe lehtëson shumë edukimin e komuniteteve, kryesisht pakicë.

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...