Edona Lekiqi ka bërë publike dorëheqjen e saj nga kandidatura për asamble komunale në Lipjan. Lekiqi ishte e 23-ta me radhë në listën e kandidatëve për asamble nga LVV.
Sipas saj, këtë tërheqje e bënë me gjithë familjen Lekiqi.
Kjo është kandidati e tretë nga LVV-Lipjan që kanë dhënë dorëheqje, një dorëheqje të tillë ka bërë edhe Blinera Bislimi, dhe Islam Pacolli.
Ky është postimi saj:
Kërkesë për Levizjen Vetëvendosje Dega Lipjan
Unë Edona Lekiqi e lindur me 05.09.1993, me numer të letërnjoftimit 1240897519, Absolvente e Fakultetit Teknik drejtimi Post-Telekom.
Kërkojë nga Lëvizja Vetëvendosje Dega në Lipjan dhe nga Komisioni Qendror Zgjedhor të më largojnë nga Lista e Levizjes Vetëvendosje si kandidate për Asamblen Komunale në Lipjan, këtë tërheqje e bëjë së bashku me gjithë familjen time Lekiqi me vullnet të plotë dhe për arsye personale.


