Kryetari Ahmeti nderon futbollistin Benjamin Kololli

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti ka pritur sot në një takim futbollistin që vjen nga Komuna e Lipjanit Benjamin Kololli, i cili luan për Përfaqësuesen e Kosovës në Futboll, por njëkohësisht ky djalosh luan edhe për skuadrën Zvicrrane “FC LAUSANNE”
Në këtë rast Kryetari Imri Ahmeti ka uruar Benjaminin për sukeset e arritura, duke i uruar edhe suksese të tjera në vazhdimësi, ai në të njejtën kohë ka thënë se jo vetëm qytetarët e Lipjanit por edhe qytetarët e gjithë Kosovës krenohen me të arriturat e tij, shkruan Komuna e Lipjanit.
Nga ana tjetër futbollisti Kololli ka falenderuar Kryetarin Ahmeti për pritjen dhe mirënjohjen duke thënë se ky është moment shumë i veçant për mua kur vlerësohem nga vendi im dhe marr mirënjohe nga Kryetari i cili siç po shihet po bënë gjëra të mira për sportin dhe rininë në Lipjan

/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...