Morata hyn në histori të Premierligës (Foto)

PUBLIKUAR

Morata ka shkëlqyer në fitoren e Chelseat prej 2:0 ndaj Evertonit. Ai ka shënuar gol dhe ka asistuar për një tjetër, ashtu si në ndeshjen e parë në “Stamford Bridge”, duke u bërë lojtari i parë në histori të Premierligës që arrin diçka të tillë në dy ndeshje me radhë në shtëpi.

“Blutë e Londrës” kanë regjistruar fitoren e dytë me radhë në Premierligë. Pas fitores së vështirë 2:1 ndaj Tottenham, Chelsea e ka mposhtur 2:0 Evertonin.

Në ndeshjen që u zhvillua në “Stamford Bridge” shkëlqeu sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, i cili shënoi dhe asistoi në fitoren e “Bluve të Londrës” prej 2:0.

Kështu, sipas faqes për histori dhe statistika “Opta”, Morata është bërë lojtari i parë në histori të Premierligës që shënon gol dhe asiston në dy ndeshjet e para në shtëpi. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...